Lloga në takim me ambasadorin Qehaja: Kosova ka arritur histori suksesi në digjitalizimin e gjyqësorit

Maqedonia

Lloga në takim me ambasadorin Qehaja: Kosova ka arritur histori suksesi në digjitalizimin e gjyqësorit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:57
Ministri i Drejtësisë në RMV Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë në RMV Krenar Lloga, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe zv.shefin e Misionit, Prindon Sadriu, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe tema tjera me interes të përbashkët.

Lloga në Facebook shkruan se ambasadori Qehaja i dorëzoi letër urimi për detyrën e re nga ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku është paralajmëruar edhe realizimi i takimeve dhe vizitave të ndërsjella.

“Në këtë takim u shpreh gatishmëria për intensifikimin e komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave në sfidat që i presin dy vendet tona dhe në të cilat mund të ndihmojnë njëra tjetrën, siç janë reformat e nevojshme për rrugëtimin evropian, procesi i vetingut, si dhe zyra për konfiskimin e pasurisë dhe digjitalizimi në gjyqësor ku Kosova ka shënuar histori suksesi”.

“Nga temat e përgjithshme Ambasadori Qehaja u interesua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit infrastrukturor mes dy vendeve, zhvillimin e korridoreve dhe lehtësimin e kalimeve kufitare”, ka shkruar ministri Lloga në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat