Kush është Përfaqësuesi Special për Rininë i Kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023?

Maqedonia

Kush është Përfaqësuesi Special për Rininë i Kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023?

Më: 16 mars 2023 Në ora: 19:45
Memet Zhaku

Anëtar i kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, i ngarkuar me organizimin e aktiviteteve të ministrit, për burimet njerëzore dhe çështjet organizative të Ministrisë; Koordinator Nacional për Rininë, i ngarkuar me projekte që kanë të bëjnë me rolin dhe pozicionin e të rinjve në vend dhe politikat rinore në Maqedoninë e Veriut, në kontekst të anëtarësimit në BE.

Anëtar i shumë grupeve punuese - në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ndër të cilat si më të rëndësishmet: Forumi i Prespës për Dialog; Dialogu Strategjik me SHBA-në; Akademia Diplomatike; Protokolli Diplomatik, si dhe Task Forca e Kryesisë së OSBE-së dhe grupi i punës për organizimin e OSBE- MS30.

Memet Zhaku është Përfaqësuesi i ri special për rininë e Kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023 i emëruar nga Kryesuesi i OSBE-së dhe Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Zhaku karrierën diplomatike e ka filluar në vitin 2020. Në periudhën 2014-2017 ka mbajtur pozitën e shefit të kabinetit të Zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga viti 2017-2020 ka qenë pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane- udhëheqës i departamentit për marrëdhënie me publikun.

Kujtojmë se, nga 1 janari i vitit 2023, me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë do të kryesojë Republika e Maqedonisë së Veriut, respektivisht kryediplomati Bujar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat