Bujar Osmani: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 qëllim i yni i realizueshëm

Maqedonia

Bujar Osmani: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 qëllim i yni i realizueshëm

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:48
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e 16-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, që u mbajt për herë të parë në Shkup.

Në prezantimin e tij, siç thonë nga MPJ, Osmani theksoi se vendi është plotësisht i përkushtuar në procesin e nisur negociues, i cili ka qenë udhërrëfyesi ynë strategjik dhe zbatimi i agjendës europiane për tre dekada, me theks në arritjen e konsensusit ndërmjet partive politike për fushat kyçe të reformave. Nga ne varet nëse do të realizohet qëllimi ynë – anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.

Ministri Osmani theksoi se “shteti ynë mbetet aktor konstruktiv në nivel rajonal, duke dhënë kontribut thelbësor në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e sigurisë rajonale”.

“Ne jemi të njohur si vend nga rajoni, i cili e kultivon kulturën e dialogut dhe zgjidhjes paqësore të kontesteve dhe takimi që do ta organizojmë nesër në Ohër është një mirënjohje për këtë”, tha Osmani.

Ministri vuri në dukje pjesëmarrjen aktive në të gjitha iniciativat rajonale, ku Procesi i Berlinit është shtytësi kryesor i bashkëpunimit tonë rajonal dhe Ballkani i Hapur është iniciativë autoktone e jona rajonale, komplementare me Procesin e Berlinit.

Në të njëjtën kohë, Osmani theksoi se këtë vit na është besuar kryesimi i OSBE-së – organizata më e madhe rajonale e sigurisë, si dhe me ShBA – Karta e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që paraqet përgjegjësi të madhe për ne në këtë moment të caktuar gjeopolitik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat