Lajçak pas takimit me Pendarovskin: E informova për dialogun Kosovë-Serbi dhe pritshmëritë

Maqedonia

Lajçak pas takimit me Pendarovskin: E informova për dialogun Kosovë-Serbi dhe pritshmëritë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:54
Miroslav Lajçak dhe Stevo Pendarovski

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, një ditë përpara takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Ohër, ku pritet të arrihet dakordimi për aneks-zbatimin e marrëveshjes.

Lajçak, me anë të një postimi në ‘Twitter’ tha se e falënderoi Pendarovskin për mikpritjen e këtij takimi, si dhe diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe pritshmëritë e emisarit për të.

“Sot mbërrita në Maqedoninë Veriore. Përpara takimit të nesërm të nivelit të lartë të Dialogut, u takova me Presidentin, Stevo Pendarovski, për ta informuar atë për situatën në dialog dhe pritshmëritë ndaj tij. Iu shpreha falënderues për mikpritjen e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Lajçak.

Nesër në Ohër pritet të takohen Kurti dhe Vuçiq për ta negociuar aneksin për zbatimin e marrëveshjes evropiane.

Pala kosovare është shprehur e gatshme për ta nënshkruar marrëveshjen evropiane, mirëpo ajo serbe ka shfaqur ambiguitet sa i përket pranimit të saj.

Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre në vazhdimësi kanë thënë se nuk ka hapësirë negociimi për pikat e arritura në marrëveshje, vetëm për aneksin e zbatimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat