Deputetët e Maqedonisë votuan projektligjet për amnisiti dhe ligjin për Kuvendin

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë votuan projektligjet për amnisiti dhe ligjin për Kuvendin

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:59
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët votuan për Projektligjin për amnisti dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dy projektligjet janë miratuar me procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet në Ligjin e Kuvendit i referohen parashikimit të një modeli të përshtatshëm të harmonizimit të nivelit të pagës minimale në pagën e funksionarëve të Kuvendit, me qëllim arritjen e barazisë në pagën minimale në sektorin publik dhe privat. Ky projektligj propozon një mënyrë të re të përllogaritjes së pagës së funksionarëve parlamentar, e cila tashmë është e vendosur dhe e aplikueshme në vend dhe në të cilën komponenti i pagës bazë përfshin pagën minimale, e cila është rritur në përputhje me Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për pagën minimale.

Me ndryshimet në Ligjin për Amnistinë, do të amnistohen rreth 3.500 qytetarë të dënuar me gjoba të larta për shkak të mosrespektimit të protokolleve të COVID-19 gjatë pandemisë. Një pjesë e madhe e tyre janë raste sociale që kërcënoheshin me burg.

Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, vitin e kaluar 138 persona të cilët janë dënuar me gjobë nga neni 206 i Kodit Penal, për mosveprim sipas protokolleve shëndetësore në kohë pandemie dhe nuk e kanë paguar gjobën e shqiptuar, iu zëvendësuan gjobat me burg. Vetëm ata që nuk e paguanin gjobën dënoheshin me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat