Kasami i reagon Ahmetit: Unifikojeni veten tuaj, pastaj merruni me të tjerët

Maqedonia

Kasami i reagon Ahmetit: Unifikojeni veten tuaj, pastaj merruni me të tjerët

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:50
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili në tubimin në Çair tha se partitë shqiptare të bëhen bashkë dhe mos të merren me dokrra.

Kasami nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se “Ahmeti dhe BDI-ja të unifikojë fillimisht veten e vetë, pastaj të merren me të tjerët”.

“Thirrjet publike të Ali Ahmetit drejt Lëvizjes BESA janë hipokrizi politike të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh nga lideri i Artan Grubit.

Nuk ka kredibilitet politik të fton për unifikim njeriu i cili shkeli marrëveshjen politike që ka dalë nga “Deklarata e përbashkët e partive politike”. Ali Ahmeti dhe BDI është mirë të unifikojnë veten e tyre dhe pastaj të merren me tjerët”, qëndron në reagimin e Kasamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat