Chollet: Falënderoi RMV dhe Kovaçevskin për organizimin e takimit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

Maqedonia

Chollet: Falënderoi RMV dhe Kovaçevskin për organizimin e takimit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:27
Foto nga takimi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë bisedës telefonike morën pjesë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria njoftojnë se Chollet falënderoi Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski për udhëheqjen e saj për organizimin e takimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Ohër.

Kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari Chollet diskutuan për disa çështje aktuale, me fokus procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përkrahja e vazhdueshme nga SHBA-të për angazhimet e shtetit për përmbushjen e kritereve për hyrje në BE, si dhe sigurimin e stabilitet, prosperitet dhe zhvillim ekonomik në atë rrugë”, njoftojnë nga Qeveria.

Chollet përmes një statusi në “Twitter” konfirmoi bisedën telefonike me Kovaçevskin, ku falënderon RMV-në për organizimin e takimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat