Goditet nga një veturë afër Bit Pazarit, 59-vjeçari nga Saraji i Shkupit

Maqedonia

Goditet nga një veturë afër Bit Pazarit, 59-vjeçari nga Saraji i Shkupit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një 59 vjeçar nga Saraji i Shkupit ka pësuar lëndime të rënda pasi u godit nga një veturë gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur afër Bit Pazarit, ndërsa shofer i automjetit ka qenë një 76 vjeçar nga Shkupi.

“Më datë 25.03.2023 në ora 13:05 është raportuar se në Shkup në rrugën ‘Otokar Kershovani’ automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga I.M (76) nga Shkupi ka goditur A.S (59) nga fshati Saraj-Shkup.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat