Shtetasit turk i konfiskohen 31 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc

Maqedonia

Shtetasit turk i konfiskohen 31 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Me datë 31.03.2023, në vendkalimin kufitar Tabanovc, zyrtarë policorë të stacionit policor Tabanovc kanë kontrolluar automjetin e pasagjerëve “Porsche Cayenne” me targa kombëtare rumune, i drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro.

Paratë i janë dorëzuar Drejtorisë doganore.

Ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat