Komuna Qendër s’pranon kërkesën e Arsovskës

Maqedonia

Komuna Qendër s’pranon kërkesën e Arsovskës

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:26
Danella Arsovska

Komuna Qendër nuk merr parasysh kërkesën e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për kthimin e përmendores së Andon Llazov Qoseto në lokacionin e vjetër, përkatësisht përpara gjykatave në Shkup. Komuna Qendër thekson se në pajtim me nenet 3 dhe 5 të Ligjit për Përmendoret, kompetencat për përmendoret janë të Kuvendit.

Kreu i Komunës Qendër Goran Gerasimovski thekson se kërkesa e Arsovskës është dërguar në adresë të gabuar. “Qoseto nuk ka kurrfarë lidhje me Komunën Qendër dhe as nuk është personalitet me rëndësi lokale dhe për këtë kjo çështje nuk mund të trajtohet në nivel komunal.

Qyteti i Shkupit duhet të drejtohet në Kuvend, ndërsa sa i përket përmendores së Qoseto, në të kaluarën institucionet kanë konstatuar një sërë shkeljesh gjatë vendosjes”, thekson Geraimovski. Në lokacionion afër gjykatave përmendorja e Qoseto ishte vendosur në kuadër të një sërë të tilla të vendosura në kryeqytet gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Përmendorja u hoq në vitin 2018, ndërsa kryetari i atëhershëm i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov largimin e e arsyetoi me faktin së është ndërtim pa leje. Disa muaj pas marrjes së detyrës, Arsovska pati deklaruar se e ka ndërmend ta rikthejë përmendoren, ndërsa procedurën e nisi ditë më parë me kërkesën drejtuar komunës Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat