OBRM-PDUKM: Kovaçevski ka rritur inflacionin dhe krimin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski ka rritur inflacionin dhe krimin

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:03
OBRM-PDUKM

Kovaçevski rriti inflacionin dhe krimin, por nuk harroi të rrisë rrogën, thuhet në reagimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së.

Maqedonia me Kovaçevskin, shtojnë nga OBRM-PDUKM, ka shkallën më të lartë të inflacionit në rajon dhe gjendjet në krye të Evropës, inflacioni gati 20% i shkriu të ardhurat e qytetarëve në vitin e fundit.

“Që kur është LSD në pushtet, standardi i qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, çka më parë mund të blihej me 500 denarë, tani nuk mundet as me 1.000 denarë.

Të gjitha mburrjet për një lloj rritje pagash janë të kota, kur në realitet fuqia blerëse është në rënie.

E vetmja gjë që është rritur është krimi, tenderët dhe pagat e zyrtarëve, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kovaçevski, theksojnë nga atje, duke i ngrirë çmimet e makaronave, dhe duke mashtruar kinse me masa, do ta rrisë pagën për 78%, si për të, ashtu edhe për ministrat dhe funksionarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat