Golob: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes evropiane

Maqedonia

Golob: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes evropiane

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:50
Robert Golob

Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës dhe tani është koha që të bëhet pjesë e familjes evropiane, kështu deklaroi sot kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob pas takimit me Kovaçevskin.

Sipas tij, nuk ka mundesi tjeter per Maqedonine.

“Mënyra e vetme për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor është afrimi drejt Bashkimit Evropian, nuk ka tjetër mundësi, për këtë Ballkani Perëndimorë duhet të bëhet pjesë e BE-së.

Kjo është mënyra e vetme për stabilizim. Sllovenia për këtë do të mundohet, jo vetëm me ndihmë teknike, por me mbështetje politike në këtë rrugë”, tha mes tjerash kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat