Ndryshimet kushtetuese, Geer: Modeli kroat, vetëm si ilustrim

Maqedonia

Ndryshimet kushtetuese, Geer: Modeli kroat, vetëm si ilustrim

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:54
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer thotë se hapja e Kushtetutës nuk përfshinë ndryshime dramatike dhe se modeli kroat merret vetëm si ilustrim.

Sipas Geer vendi duhet ta kuptojë momentin në të cilin ndodhet dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mos cenohet e ardhmja Evropiane e vendit.

“Nuk bëhet fjalë për ndryshime dramatike, këtu po i referohem ndryshimeve për njerëzit që veten e tyre e identifikojnë si bullgar. Është pjesë e ndjeshme dhe vetëm e konsolidon aktin më të lartë juridik.

Lidhur me formën e Kushtetutës, ju e dini se çdo shtet e ka modelin dhe formën e tyre unike. Ne i referohemi Kroacisë vetëm për ilustrim në të cilën përfshihen mbi 20 komunitete, qoftë bullgare, shqiptare etj.

Përfshirja e komuniteteve nuk rrezikon interesat tua kombëtare apo identitetin tuaj. Po e them përsëri, kjo është çështje të cilën duhet ta bën vetë vendi juaj”, tha David Geer, Ambasador i BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat