Drejtori i ISHT: Janë kryer mbi 1800 kontrolle me 20 urdhërpagesa në vlerë prej 2,5 milionë denarë

Maqedonia

Drejtori i ISHT: Janë kryer mbi 1800 kontrolle me 20 urdhërpagesa në vlerë prej 2,5 milionë denarë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 17:29
Kreshnik Bekteshi

Sot gjatë konferencës për media me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i Inspektoriatit Shetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovski tha se që nga miratimi i Vendimit të parë – kufizimi i marzhit nga pesë në dhjetë për qind, janë kryer mbi 1800 kontrolle dhe janë lëshuar mbi 20 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej 2,5 milionë denarë”.

Ai tha se ISHT vepron pa dallim në të gjitha vendimet e qeverisë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me kapacitet të plotë dhe të gjithë inspektorët do të jenë në terren. Askush nuk është mbi ligjin, kështu do të jetë përderisa unë jam drejtor i Inspektoratit”.

“Kushdo që ka shkelur ndonjë vendim apo ligj do të sanksionohet dhe gjobat janë të larta, nga 800 deri në 10 mijë euro, varësisht nga madhësia e subjekteve”, theksoi Trajkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat