U dënua për për vjedhje, dërgohet në burg një 31-vjeçar nga Gostivari

Maqedonia

U dënua për për vjedhje, dërgohet në burg një 31-vjeçar nga Gostivari

Më: 4 prill 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 31-vjeçarin O.A.

Ai eshte nga Gostivari të cilin menjëherë e kanë dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

“Zyrtarët e Policisë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-prill) rreth orës 19:30 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 31-vjeçarin O.A. nga Gostivari i dënuar me një vit burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Pak më vonë i njëjti është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat