Taravari: Ndryshimet kushtetuese kyçe për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Taravari: Ndryshimet kushtetuese kyçe për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:20
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, konsideron se ndryshimet në Kushtetutë janë vendimtare për fillimin e negociatave.

Në pyetjen e gazetarëve për zhvillimet aktuale në lidhje me amendamentet kushtetuese, ai theksoi se nëse nuk ka amendamente kushtetuese si parakusht për fillimin e negociatave, jemi të kërcënuar nga vetoja e Bullgarisë, dhe siç thekson ai, do të kemi një dekadë ngecje, ngjashëm me veton e Bukureshtit të vitit 2006.

Taravari theksoi se si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojnë të veprojnë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese edhe këtë vit.

“Nuk është vetëm insistimi ynë, por shumica e faktorëve të jashtëm politikë që e kanë mbështetur Maqedoninë në integrimet evropiane në 30 muajt e fundit. Kjo shihet në deklaratat e ambasadorëve dhe ministrave të jashtëm, të cilët kanë besuar se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat së bashku”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat