Ndryshimet Kushtetuese në RMV, ministria e Drejtësisë kërkon nominimin e përfaqësuesve të Grupit të Punës

Maqedonia

Ndryshimet Kushtetuese në RMV, ministria e Drejtësisë kërkon nominimin e përfaqësuesve të Grupit të Punës

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:51
Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë përmes një shkrese drejtuar presidentit të shtetit, ministrisë së Jashtme, Sekretariatit për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve juridik kërkon nominimin e përfaqësuesve të Grupit të Punës për ndryshimet kushtetuese.

“Ministria e Drejtësisë ka dërguar korrespondencë me shkrim me kërkesë për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkresa janë dërguar në zyrën e Kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sekretariatit për Çështje Evropiane, partive politike parlamentare dhe ekspertëve të cilët kanë njohuri për çështjen kushtetuese.

Afati i fundit për emërimin e përfaqësuesit është më së voni 10.04.2023. Në kërkesën për nominim është e cekur se në interes të përmbushjes së detyrimit tonë që rrjedh nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, është i nevojshëm bashkimi politik për të garantuar perspektivën evropiane të vendit tonë.

Për këtë qëllim është e nevojshme të caktohet një përfaqësues i cili ka njohuri në fushën e së Drejtës Kushtetuese, i cili do të marrë pjesë aktive në grupin punues gjatë hartimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat