Bujar Osmani uron Finlandën: Mirë se erdhët në NATO, së bashku jemi më të fortë

Maqedonia

Bujar Osmani uron Finlandën: Mirë se erdhët në NATO, së bashku jemi më të fortë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:40
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka uruar Finlandën, e cila sot u bë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në mesazhin e tij të shkurtër, Osmani ka uruar Ditën e NATO-s, 4 Prillin, duke i uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të Aleancës. Ministri në mesazhin e tij deklaron se pret që edhe Suedia të anëtarësohet së shpejti në NATO si vendi i 32-të anëtar.

“Gëzuar 4 Prillin, Dita e NATO-s! Mirë se erdhe në NATO, Finlandë! NATO bashkon, mbron dhe bëhet më e fortë. Me Finlandën jemi 31 vende dhe së shpejti do të jemi 32 me Suedinë. Bashkë më të fortë. Ne Jemi NATO!”, tha kryediplomati Osmani.

Ndryshe, Finlanda tanimë është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s.

Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë mosangazhimin ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që hyrja e saj do të dyfishojë madhësinë e kufirit të NATO-s me këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat