Gjorgiev: Nuk është puna e Komisionit të jap mendim për identitetin e Goce Dellçevit

Maqedonia

Gjorgiev: Nuk është puna e Komisionit të jap mendim për identitetin e Goce Dellçevit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 08:45
Dragi Gjorgiev

Në Komisionin e përzier maqedonas-bullgar për çështje historiko-arsimore, nuk ka ndryshime serioze në debatin për Goce Dellçev, as nuk ka diskutime serioze për atë çështje, tha bashkëkryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev.

“Tashmë kemi thënë se ky komision nuk është komision që duhet të zgjidhë identitetin e Goce Dellçevit. Nuk është absolutisht detyrë e Komisionit të nxjerrë në pah ndonjë pikëpamje të tij për identitetin e Goce Dellçevit në tekstin e tij. Dhe kjo nuk do të ndodhë, sepse nëse e festojmë Goce Dellçevin, atëherë festimi i atij personi duhet të bazohet në baza dhe vlera të tjera, jo nëse Goce Dellçev ka qenë maqedonas apo bullgar”, tha Gjorgiev sonte në një intervistë për “Top Tema”.

Gjorgiev tha se Komisioni nuk ka një listë të figurave historike për të cilët do të propozonte përkujtime të përbashkëta, por informoi se anëtarët e ekipit tonë kanë propozuar që të organizohet një përkujtim i përbashkët i Holokaustit, por nuk kanë gjetur gatishmëri për një përkujtim të tillë nga ana e historianëve bullgarë.

Ai theksoi se në seancat e fundit të Komisionit preokupimi kryesor kanë qenë tekstet shkollore dhe anëtarët e këtij organi dëshirojnë t’i tejkalojnë vërejtjet për mesjetën që të vazhdojmë me punën.

Sipas tij, interesimi i opinionit për punën e Komisionit kohëve të fundit ka rënë, prandaj edhe pas mbledhjes së fundit të mbajtur të enjten dhe të premten e kaluar në Shkup, ata nuk dolën me deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat