Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Çmimet e shërbimeve hotelierike në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti janë rritur për 0.5 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Krahasuar me grupe të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupet Ushqim për 0.2 për qind, Pije alkoolike për 0.2 për qind, Pije joalkooike për 0.1 për qind dhe Bujtje për 1.7 për qind.

Siç publikoi sot Enti shtetëror i statistikës, në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 12.3 për qind.

Të dhënat e ESHS tregojnë se në periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 14 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 për 0.9 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat