Mashtroi për viza pune për në Gjermani, Gjykata e Gostivarit cakton paraburgim për gruan që fitoi mbi 18 mijë euro

Maqedonia

Mashtroi për viza pune për në Gjermani, Gjykata e Gostivarit cakton paraburgim për gruan që fitoi mbi 18 mijë euro

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore Penale në Gostivar ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj një gruaje e cila dyshohet për mashtrim me viza pune për Gjermani.

Sipas Prokurorisë, Gruaja dyshohet se disa herë ka shkelur nenin 247, paragrafi 3, alinea 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe në këtë mënyrë ka përfituar 18.500 euro.

“E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si e punësuar në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe në MPB të RMV-së, ka mashtruar dhe dëmtuar tetë persona nga Gostivari. Qëllimi i saj ishte, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta ose të ngjashme, të përfitonte për vete pasuri në mënyrë të paligjshme. Të dëmtuarve u ofroi sigurimin e vizave të punës për në Gjermani ose të certifikatave të njohjes së gjuhës gjermane, në këmbim të parave.

Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ajo ka arritur të përfitojë kundërligjshëm, në total, 18.500 euro. Pasi ua merrte paratë, ajo nuk ua kthente telefonatat personave të dëmtuar”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat