Kasami për ndryshimet kushtetuese: Të hiqet 20% dhe të reflektohet karakteri multietnik i shtetit

Maqedonia

Kasami për ndryshimet kushtetuese: Të hiqet 20% dhe të reflektohet karakteri multietnik i shtetit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:37
Bilall Kasami

Për Lëvizjen Besa ndryshimet kushtetuese do të ishin të pranueshme nëse hiqet 20%-shi nga kushtetuta e cila i referohet shqiptareve.

Kasami mendon se hapja e kushtetutës do të duhet të pasqyrojë realitetin multietnik në vend, ndërsa shtoi se Besa është e gatshme që të ofrojë edhe ekspertë në komision nëse një gjë e tillë kërkohet nga ata.

“Lëvizja Besa dorëzoi në Ministrinë e Drejtësisë propozimin e sajë për ndryshim të kushtetutës në pjesën në ridefinimin e gjuhës shqipe si gjuhë shqipe edhe jo si 20 %, edhe falënderojmë ministrin që thanë se kjo do merret parasysh.

Sa i përket propozimit edhe modeleve të caktuara ne shohim si një gatishmëri që kushtetua të hapet edhe nëse hapet kushtetua edhe për rregullimin e relacioneve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, ne si lëvizja Besa jemi të gatshëm, por kërkojmë që ndryshimi i kushtetutës të jetë në drejtim që rregullimi shtetëror të reflektojë karakterin multietnik të shtetit”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat