Kovaçevski: Nuk ka mundësi e as vullnet që dikush nga jashtë të ndërhyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski: Nuk ka mundësi e as vullnet që dikush nga jashtë të ndërhyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Më: 6 prill 2023 Në ora: 16:43
Dimitar Kovaçevski

“Nuk ka vullnet e as mënyrë që Bullgaria të përfshihet në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”. Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi dje ministri bullgar për Punë të Jashtme, Nikollaj Millkov, tha se Bullgaria do të dëshironte të ishte pjesë e futjes së bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së.

“Për kërkesën e Bullgarisë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre deklaratë ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme. Është në përputhje me atë që mendoj dhe kam thënë. Procesi i ndryshimeve kushtetuese është një çështje e brendshme e shtetit, një detyrim që lidhet me negociatat me BE-në”.

“Nuk ka mundësi, asnjë mënyrë, asnjë vullnet politik që dikush nga jashtë të përfshihet në këtë proces”, theksoi Kovaçevski.

Me të njëjtin reagim si ai i Kovaçevskit, më herët kishte dalë edhe MPJ-ja. Gjithashtu edhe presidenti Stevo Pendarovski tha se është e papranueshme që Bullgaria të ndërhyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat