Të shtëna në Shkup, tre persona përfundojnë në spital

Maqedonia

Të shtëna në Shkup, tre persona përfundojnë në spital

Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkup.

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë përfunduar në spital.

“Me datë 07.04.2023 rreth orës 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup ka ndodhur një konfrontim fizik dhe menjëherë pas kësaj nga Qendra Mjekësore “Shën Naum Ohërski” është raportuar se A.B (20) është dërguar për ndihmë mjekësore me lëndime në dorën e djathtë nga armë zjarri, si dhe AB (23) me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë për TV21 nga MPB.

Gjithashtu shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat