Punonjësit e Ministrisë së Kulturës realizuan takim me Fatmir Besimin, por nuk gjetën zgjidhje të përbashkët

Maqedonia

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës realizuan takim me Fatmir Besimin, por nuk gjetën zgjidhje të përbashkët

Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e Sindikatës së të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit kanë realizuar sot takim me ministrin e Financave Fatmir Besimi, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritje të pagave, por nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët.

Kryetari i Organizatës së sindikatës në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski për AIM konfirmoi se takimin e kanë realizuar menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme, në të cilën kanë dhënë kërkesat e tyre e që është nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave sipas parimit të Ministrisë së Financave.

Kostovski tha se nga e hëna do të vazhdojnë me protestat. Ai shtoi se Sindikata nuk do të heq dorë derisa të pranohen kërkesat e tyre.

Ndryshe, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit protestojnë tashmë për të tretën javë radhazi ku përsërisin kërkesën e tyre për paga dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat