LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

Maqedonia

LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

LSDM ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së dhe kreut të saj Mickoski, duke e quajtur si “pengu i Dimitar Apasievit” dhe “mosnjohës i dëshmuar i politikës dhe energjisë”. Sipas tyre, Mickoski i huqi të gjitha parashikimet që ia dha opinionit.

“Gabimi i tij i parë dhe më i madh ishte se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë këtë dimër do të rritet në mënyrë drastike, nga 30 deri në 40 për qind. Por realisht, çmimi i energjisë elektrike jo vetëm që u rrit, jo vetëm që qytetarët nuk paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike, por çmimi i energjisë elektrike u ul në mënyrë drastike për 72 mijë kompani”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Me skenarët e tij të errët, siç thonë nga LSDM, Mickoski parashikoi gjithashtu se sistemi energjetik do të shembet dhe se qytete të tëra do të përballen me kufizime në dimër.

“Ndryshe nga pretendimet e tilla të Mickoskit, sot sistemi energjetik i vendit funksionon me të gjitha kapacitetet si asnjëherë në 70 vitet e fundit dhe prodhimi vendor i energjisë elektrike është rritur seriozisht. Mickoski e trembi opinionin dhe se nuk do të ketë gaz të mjaftueshëm për sezonin e ngrohjes, ai kërkoi që të blihet gaz për tërë dimrin në kohën kur kjo energji ishte me çmimin më të lartë. Çmimi i gazit ra në mënyrë drastike dhe nëse shteti do ta kishte dëgjuar Mickoskin, do të kishte mbi 100 milionë euro humbje”, thuhet më tej në reagim.

Nga LSDM shtojnë se Mickoski do të mbahet mend, sipas tyre, për postimet e lajmeve të rreme, skenarët e zinj dhe dështimet katastrofale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat