RMV: Nxënësit e shkollave të mesme në shkollë shpesh hanë byrek, brumëra ose tost, 30% nuk janë fizikisht aktivë

Maqedonia

RMV: Nxënësit e shkollave të mesme në shkollë shpesh hanë byrek, brumëra ose tost, 30% nuk janë fizikisht aktivë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme më së shpeshti hanë byrek, hamburger, tost ose brumëra kur janë në shkollë, ndërsa më së shpeshti pinë kafe ose ujë.

Këtë e treguan rezultatet e anketës që e realizoi Meta.mk, qëllimi i të cilës ishte që të shohim se si janë shprehitë e ushqimit te nxënësit nëpër disa shkolla të arsimit të mesëm, si dhe sa shpesh bëjnë sport. Pyetësorin anketues e plotësuan gjithsej 672 nxënës.

I pyetëm nxënësit, a hanë në shkollë, gjegjësisht a marrin ushqim nga shtëpia ose blejnë prej lokaleve përreth.

Gjithsej 68 përqind (459 nxënës) u përgjigjën se marrin ushqim nga shtëpia ose blejnë nga lokalet përreth shkollës, 15 përqind (102) nxënës janë përgjigjur se marrin ushqim nga shtëpia, ndërsa 16 përqind (110) nxënës nuk hanë gjatë kohës që janë në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat