As ‘E Majta’ nuk do të marrë pjesë në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

As ‘E Majta’ nuk do të marrë pjesë në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Edhe nga partia Levica, pas OBRM-PDUKM-së dhe Alternativës, refuzojnë të marrin pjesë në grupet e punës për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese.

“Ne nuk e pranojmë ultimatumin e shërbimeve bullgare dhe agjendën e platformës së Sofjes, e cila mbështet qeverinë pro-bullgare të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe duhet të refuzohet ashpër nga të gjithë aktorët politikë relevantë të cilëve u janë interesat shtetërore.

Kundërshtimi i këtij nënshtrimi ndaj oreksit fqinjë është një akt antifashist, i pavarur nga të gjitha gënjeshtrat për sigurinë evropiane që qeveria kuislinge premton në mënyrë të rreme”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat