Incident në Kuvend e RMV-së: Një punonjëse sulmon policen

Maqedonia

Incident në Kuvend e RMV-së: Një punonjëse sulmon policen

Më: 8 prill 2023 Në ora: 20:09
Kuvendi i RMV-së

Një punonjëse administrative në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tre ditë më parë ka sulmuar një police të punësuar si sigurim i brendshëm i këtij institucioni. Rasti është raportuar dje tek organet e rendit.

“Me datë 07.04.2023 në ora 19:00 në SPB Shkup është raportuar se me datë 05.04.2023 rreth orës 08:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, punonjësja S.B. ka shtyrë një punonjëse policie dhe e ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare si sigurim i brendshëm në Kuvend.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, mësohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat