Sot përfundon afati për nominimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Maqedonia

Sot përfundon afati për nominimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 10 prill 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Sot skadon afati për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshimet në Kushtetutë që Ministria e Drejtësisë u dha institucioneve dhe partive politike.

Përveç partive politike parlamentare, grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë duhet të emërojë edhe përfaqësues nga Zyra e Presidentit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ekspertë nga fusha e së drejtës kushtetuese.

Derisa publiku po fliste për emrat e mundshëm të anëtarëve këtë fundjavë, disa nga partitë politike iu përgjigjën negativisht letrës së Ministrisë së Drejtësisë. OBRM-PDUKM, Alternativa, “E Majta” dhe Lidhja Demokratike njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

I pari në letrën e Ministrisë së Drejtësisë është përgjigjur presidenti Stevo Pendarovski, i cili ka konfirmuar se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik, ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se SEÇ do të marrë pjesë aktive në grupin punues dhe se emri i përfaqësuesit që do të përfshihet në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të përcaktohet dhe shpallet më së voni deri të hënën.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha javën e kaluar se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është edhe obligim lidhur me negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, sipas të cilit grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë duhet të përgatisë një propozim që i përgjigjet shoqërisë dhe ligjeve të vendit.

Negociatori kryesor do të jetë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ndërsa ekipi do të përfshijë edhe ekspertë vendas, nëpunës civilë dhe ekspertë jashtë institucioneve, si ekspertë të huaj.

Sipas informacioneve të publikuara më herët, procedura për ndryshime kushtetuese, përkatësisht ndryshim i Preambulës së Kushtetutës, duhet të përfundojë më së voni deri në nëntor të këtij viti, pas përfundimit të skriningut të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat