Elizabeta Dukovska u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

Maqedonia

Elizabeta Dukovska u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në seancën e sotme të 106-të me 64 vota “për” dhe një “abstenim”, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit – Shkup, Elizabeta Dukovska, u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.

Dukovska ka lindur më 30 korrik 1961. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 15 shkurt 1990.

Dukovska vjen me propozim të Këshillit Gjyqësor dhe ajo duhet të plotësojë vendin e liruar nga gjyqtarja Vangelina Markudova, së cilës i ka skaduar mandati më 7 dhjetor 2022.

Në vitin 2004 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore Shkup 1, ndërsa nga korriku i vitit 2007 ka punuar si gjyqtare për falimentim në Gjykatën Themelore Shkup 2. Në vitin 2009 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat