Vdekja e foshnjës, drejtori i spitalit të Manastirit pritet të jep dorëheqje

Maqedonia

Vdekja e foshnjës, drejtori i spitalit të Manastirit pritet të jep dorëheqje

Më: 10 prill 2023 Në ora: 21:09
Aleksandar Obednikovski

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të jep dorëheqje nga posti i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalinduri dje.

Obednikovski për “Nezavisen” ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale.

“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, na tha doktor Obednikovski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas njoftimin për vdekjen e foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se nesër do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i përbërë nga Komisioni i inspektorëve që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të foshnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat