MPB Maqedoni me paralajmërim: Mesazhe të rrejshme dërgohen në emër të drejtorit të BSP-së

Maqedonia

MPB Maqedoni me paralajmërim: Mesazhe të rrejshme dërgohen në emër të drejtorit të BSP-së

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme këto ditë ka pranuar raporte nga qytetarët për një mesazh elektronik të pranuar kinse në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në të cilin në formë të një lloj kërkese për sqarim gjyqësor, pranuesit të mesazhit i bëhet me dije se është objekt i procedimit ligjor për një sërë veprash penale fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin.

MPB njofton qytetarët se bëhet fjalë për një mesazh të rremë që nuk është dërguar nga MPB-ja, gjegjësisht BSP-ja.

“Këto e-mail janë një përpjekje klasike për mashtrim, në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për abuzim të mëtejshëm”.

“Për këtë arsye apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen. Ne ju paralajmërojmë gjithashtu që të mos hapni lidhje dhe skedarë që dërgohen si bashkëngjitje në një mesazh elektronik që vjen nga një dërgues i panjohur, në mënyrë që të mbroni sistemin tuaj kompjuterik nga keqpërdorimet”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njëkohësisht, prej atje thonë se tentativat e tilla për mashtrim janë të karakterit ndërkombëtar, duke pasur parasysh se mesazhe elektronike me përmbajtje të ngjashme, dhe me të njëjtin qëllim – keqpërdorim të të dhënave personale, u dërgoheshin edhe qytetarëve në vendet e rajonit në periudhën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat