MPB dorëzon kallëzim penal për vrasjen në një kazino në Shkup

Maqedonia

MPB dorëzon kallëzim penal për vrasjen në një kazino në Shkup

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

MPB ka parashtruar kallëzim penal në për vrasje ndaj 44-vjeçarit XH.S. nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për vrasjen e 46-vjeçarit N.A. nga Haraçina, të kryer më 31 mars të këtij viti në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup.

“Përkatësisht, me datë 31.03.2023 rreth orës 08:02, në kazino në Blv. “Mitropolit Teodosij Gologanov”, XH.S. me pistoletë ka qëlluar ndaj N.A.(46) nga fshati Haraçinë, me të cilin paraprakisht kishin luajtur në makineritë e kazinosë, pas çka N.A. iu nënshtrua plagëve të marra”.

“Nga Departamenti për delikte të përgjakshme dhe seksuale, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në bazë të ekspertizës, kanë konstatuar identitetin e autorit të krimit, si dhe kanë siguruar armën e zjarrit me të cilën XH. S. ka kryer krimin”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat