Bekteshi: Do të rriten çmimet e disa pemëve dhe perimeve

Maqedonia

Bekteshi: Do të rriten çmimet e disa pemëve dhe perimeve

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:15
Kreshnik Bekteshi

Qeveria e RMV-së sot ka miratuar vendim për korrigjimin e një pjese të çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimeve. Siç deklaroi ministri Kreshnik Bekteshi, sipas vendimit, një kilogram domate dhe tranguj do të kushtojë maksimumi 95 denarë, një kilogram speca deri në 100 denarë, ndërsa kilogrami fasuleve deri në 95 denarë.

Qepa do të shtrenjtohet për dhjetë denarë dhe do të jetë 70 denarë, ndërsa vetëm thjerrëzat, theksoi Bekteshi, do të jenë mbi 100, gjegjësisht do të shiten me 110 denarë për kilogram.

Sipas vendimit të qeverisë, kilogrami i bananeve do të kushtojë deri në 75 denarë, një kilogram portokall deri në 60, një kilogram mandarina deri në 65 dhe një kilogram limon deri në 60 denarë.

“Kontrollet do të vazhdojnë, situata do të monitorohet çdo ditë dhe nëse është e nevojshme do të ndërhyjmë sërish nëse vëmë re ulje të çmimeve të importit. Qytetarët të jenë të qetë”, tha ministri.

Autoritete presin që vendimi që është marrë do të respektohet sepse, siç tha ai, javën e kaluar janë rritur çmimet e importit për mbi 30 për qind të produkteve të caktuara – domateve, trangujve, qepëve dhe fasuleve.

“Këto fatura, të cilat tashmë janë dorëzuar në Drejtorinë doganore, janë më logjike se ato të mëparshmet, por kjo nuk do të thotë që kontrollet dhe inspektimet përfundojnë këtu”, pohoi Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat