Kovaçevski-Rubin: Maqedonia e Veriut dhe SHBA mbeten partnerë në mbrojtje aktive kundër dezinformatave

Maqedonia

Kovaçevski-Rubin: Maqedonia e Veriut dhe SHBA mbeten partnerë në mbrojtje aktive kundër dezinformatave

Më: 11 prill 2023 Në ora: 18:37
Foto nga takimi

Në takim, siç thonë nga qeveria, temë e diskutimit ka qenë situata dhe lufta kundër dezinformimit, manipulimit të informacionit si dhe kërcënimeve të tjera në hapësirën informative të Ballkanit Perëndimor që organizohen nga vende të treta.

“Takimi u fokusua në forcimin e mbështetjes për iniciativat për të luftuar dezinformimin që minon demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si të dyja palët mund të punojnë së bashku për të luftuar në mënyrë kolektive kërcënimet në hapësirën e informacionit të Ballkanit Perëndimor.

U theksua nevoja për rrjetëzimin e të gjithë partnerëve dhe palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe rajonal.

Kryeministri Kovaçevski tregoi aktivitetet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ndërmerr çdo ditë dhe në mënyrë strategjike për t’u përballur me efektet e dëmshme të dezinformatave dhe theksoi se bota demokratike është nën sulm të vazhdueshëm nga qendrat propagandistike që kanë për qëllim të fusin frikë dhe pasiguri në popullatë”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat