Ahmeti: BDI s’e pranon “modelin kroat”, Marrëveshja e Ohrit u fitua me luftë

Maqedonia

Ahmeti: BDI s’e pranon “modelin kroat”, Marrëveshja e Ohrit u fitua me luftë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:46
Faton Ahmeti

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, tha se partia që përfaqëson ai, nuk pranon të bisedojë për “modelin kroat” që e propozon OBRM-ja për ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, Ahmeti, në “Programin200”, tha se është mirë që OBRM-PDUKM-ja ka shprehur gatishmëri të pranojë të bisedojë për ndryshimet kushtetuese.

“Më i rëndësishëm mendoj se ka qenë momenti që OBRM-PDUKM-ja shprehet e gatshme të bisedojë për ndryshimet. Ne nuk pranojmë që të diskutohet për modelin kroat. Por me vetë faktin që (VMRO) ka shprehur gatishmëri për tu bërë pjesë e procesit pastaj në tryezë të bisedimeve do të shtroheshin modelet dhe mundësitë. Edhe OBRM-PDUKM-ja është e vetëdijshme për realitetin e shtetit”, tha Ahmeti.

Thoni që Marrëveshja e Ohrit që u arrit me luftë, nuk mund të zhbëhet me vota në Kuvend?

“Aspak. Marrëveshja e Ohrit, ia ka garantuar shtetit sigurinë, funksionimin dhe është marrëveshje me garancë të plotë të BE-së dhe SHBA-ve. Dhe një marrëveshje që është arritur me luftë, me gjak, s’mund të ndryshohet në tavolinë”, u shpreh Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat