17 prilli ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

17 prilli ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:48
Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 21/98 dhe 18/07), 14 prill (e premte) 2023, “E Premtja e Madhe” e premtja para Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

17 prilli (e hënë) 2023, Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ajo uron për festën e madhe të krishterë Pashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat