Alternativa: Edhe pa pjesëmarrje në grupet punuese mbështesim ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Alternativa: Edhe pa pjesëmarrje në grupet punuese mbështesim ndryshimet kushtetuese

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Alternativa ka reaguar ndaj pohimeve të Aleancës për Shqiptarët për ndryshimet kushtetuese në vend.

“E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri.

Alternativa në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë.

Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje “blanko” për integrimet evropiane të vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Nga atje shtojnë se sa u përket kualifikimeve të tyre morale, skandaloze dhe hipokrite është mospranimi i amendamentit tonë kushtetues për mos vjetërsimin e veprave penale nga ana e Aleancës. A nuk e pranuan nga frika, apo për shkak të vetos nga Artan Grubi, e di vetë Aleanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat