Pendarovski: Ka dispozita të diskutueshme në ligjet për korridoret 8 dhe 10d, më e diskutueshme është ajo për 60 orë punë

Maqedonia

Pendarovski: Ka dispozita të diskutueshme në ligjet për korridoret 8 dhe 10d, më e diskutueshme është ajo për 60 orë punë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:50
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski do të presë të shohë versionet përfundimtare të amendamenteve të propozuara për tetë ligjet që lidhen me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d përpara se të vendosë nëse do të nënshkruajë dekretet e tyre.

Sipas tij, në versionet aktuale të ligjeve, të cilat janë në procedurë parlamentare, ka dispozita kontestuese.

“Derisa të shoh versionin përfundimtar të ligjeve, nuk mund të mendoj për veton. Më duhet t’ju them se ditët e fundit kam pasur rastin të shoh disa nga ato propozimeligjet, kanë qenë nëntë të tilla, njëri prej tyre është tërhequr. Këta tetë, disa prej tyre në disa dispozita janë të kontestuara,” tha Presidenti për “Sitel”.

Sipas Pendarovskit, më e diskutueshme është kërkesa në ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune për gjashtëdhjetë orë punë në javë.

“Kjo është më e diskutueshme dhe më habit pse është bërë një dispozitë e tillë. Mund të mos zgjasë deri në fund, por e pamë dje dhe prandaj nuk kemi konfirmim nëse kontrata mes Qeverisë dhe “Bechtel dhe Enka” është nënshkruar vërtet me ato klauzola “nëse nuk është e mundur një javë gjashtëdhjetë orëshe dhe në afat të caktuar” do të ketë gjoba që janë në miliona euro.

Më habit sepse Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim para disa muajsh në të cilin thotë se një “javë pune më e gjatë se 40”, me përjashtime ku mund të punohet vetëm tetë orë shtesë, është antikushtetuese. Dhe tash ta kthesh në një ligj që e di se është jokushtetues, pra dispozita është antikushtetuese dhe nëse nuk e plotëson, të paguash pesëdhjetë milionë euro është krejt e papërgjegjshme”, thotë Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat