Pendarovski – Rubin: Rezistencë ndaj dezinformatave që ofrojnë alternativa të paqarta për integrimin evropian

Maqedonia

Pendarovski – Rubin: Rezistencë ndaj dezinformatave që ofrojnë alternativa të paqarta për integrimin evropian

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:52
Foto nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur përfaqësuesin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të DASH-it, James Rubin.

“Në takim është biseduar për përpjekjet dhe mënyrat e përballjes me dezinformatat dhe ndikimin e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global.

Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se dezinformatat kanë potencial të ndikojnë në procese të mëdha politike dhe qytetare tek ne dhe në botë dhe për këtë shkak paraqesin një nga kërcënimet prioritare për sigurinë kombëtare të shumë vendeve”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

Pendarovski ka theksuar nevojën e investimeve të vazhdueshme në resurse dhe aftësi për njohjen dhe zbulimin e tyre dhe krijimin e strategjive kombëtare për përgjigje adekuate ndaj dezinformatave.

Presidenti ka potencuar përkushtimin e RMV-së që të vazhdojë aktivisht të punojë në përforcimin e rezistencës ndaj dezinformatave, parandalimin dhe uljen e ndikimeve të dëmshme duke llogaritur rezistencën ndaj fushatave të dezinformatave që kanë për qëllim të nxisin disponim anti-perëndimor dhe të promovojnë alternativa të paqarta për integrimet evropiane”, thuhet në komunikatën e kabinetit presidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat