Mickoski: Pendarovski është kundërshtari më i dëshiruar i opozitës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Maqedonia

Mickoski: Pendarovski është kundërshtari më i dëshiruar i opozitës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Më: 12 prill 2023 Në ora: 14:58
Pendarovski

Pendarovski nuk pushon së ofruari veten para koalicionit qeverisës, duke menduar se do të jetë sërish kandidat për president. Më duhet ta zhgënjej dhe t’i them se është kundërshtari më i dëshirueshëm për opozitën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse do të humbasë, tha sot kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, “kreu i shtetit Pendarovski është shembull i keq i presidentit”.

“Presidenti si analist përdor mençurinë popullore dhe i bëj thirrje që të mos fshihet pas Kuvendit dhe të mos i firmosë ato vendime ligjore. Këtë e ka si mundësi”, tha ndër të tjera Mickoski.

Pendarovski dje tha se është kundër ndryshimeve ligjore që parashikojnë rritje së orëve javore të punës nga 40 në 60 orë për nevojat e konsorciumit “Bechtel dhe Enka”, i cili duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat