Komisioni për Antikorrupsion: S’mund të mbledhim dokumentacionet për korridoret 8 dhe 10-D

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion: S’mund të mbledhim dokumentacionet për korridoret 8 dhe 10-D

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:33
Komisioni për Antikorrupsion

Nuk priten së shpejti rezultate nga rasti i iniciuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit, lidhur me mbikëqyrjen e autostradave që do të ndërtojë “Bektel dhe Enka”. Nga Antikorrupsioni thonë se po përballen me probleme në mbledhjen e dokumentacionit, përfshirë edhe vetë kontratën me konsorciumin amerikano-turk.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, bëri të ditur se kontrata është klasifikuar me kërkesë të kompanisë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, sot tha se është marrëveshje me interes strategjik dhe nuk mendon se duhet t’i fshihet opinionit. Ndërkohë, nga antikorrupsioni po përpiqen të marrin dokumentet e nevojshme.

“Po mbledhim të dhënat dhe dokumentacionin, shkon pak ngadalë. Në vendin tonë askush nuk është kompetent për asgjë. Pra, kemi pak vështirësi për ta siguruar kontratën me Bektel dhe Enka. Kemi marrë diçka, ka nisur analiza e të dhënave, por do të duhet kohë, sepse materiali është i gjerë dhe lënda është shumë e vështirë”, deklaroi Katica Nikolovska – anëtare e KSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat