Komuna e Tearcës përballet me probleme infrastrukturore, 13 fshatra nuk kanë kanalizim

Maqedonia

Komuna e Tearcës përballet me probleme infrastrukturore, 13 fshatra nuk kanë kanalizim

Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:34
Komuna e Tarcës

Komuna e Tarcës përballet me problemin e kanalizimit. 13 fshatra të kësaj komunë nuk kanë kanalizim, banorët trajtimin e ujërave të zeza e bëjnë përmes gropave septike. Kjo mënyrë e trajtimit shkakton probleme shtesë, pasi ndot tokat bujqësore. Kreu i komunës thotë se nuk ka fonde për projektin, kërkon ndihmë nga Qeveria.

Rreziku është edhe më i madh pasi komuna e Tearcës është në zonën e mbrojtur të burimeve të ujit që furnizojnë Rashçen e Shkupit, ndërsa mënyra e tillë e trajtimit të ujërave të zeza, mund t’i ndotë edhe ato burime.

“Gropat septike janë rrezik për popullatën shkaku se komuna e Tearcës dhe e Jegunocit janë në zonën e tretë mbrojtëse të ujit të pijshëm të Rashçes. Dhe këto gropat septike e ndotin ujin se depërtojnë në tokë dhe e dëmtojnë ujin për gjysmë milioni banorë. Andaj kjo pjesë duhet të ketë prioritet për kanalizimin”.

“Po për shëndetin është rrezik i madh sepse uji për pije nuk bën, për në fusha për vaditje nuk bën”.

Nga komuna e Tearcës ngrenë supet. Thonë se projekti është tejet i kushtueshëm dhe duhen patjetër fonde nga Qeveria.

“Ne shohim mundësitë jo nga buxheti i komunës por nga ato qeveritare dhe dikasteret përkatëse për realizimin e këtyre projekteve sepse janë buxhete serioze. Asnjëri nga fshatrat nuk ka kanalizim, sepse edhe sikur të bëhet kanalizimi pa stacioni filtrimi nuk bën. Sepse ashtu do bëjmë vetëm zhvendosjen e ndotjes nga ambienti në fshat në atë të fushave”, deklaroi Nuhi Neziri, Kryetar i komunës së Tearcës.

Në komunën e Tearcës përveç kanalizimit, ka probleme edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat