Bujar Osmani: Përfitim më të madh nga marrëveshja për paqe të qëndrueshme do të kenë qytetarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

Maqedonia

Bujar Osmani: Përfitim më të madh nga marrëveshja për paqe të qëndrueshme do të kenë qytetarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 11:47
Bujar Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan

Gjendja aktuale dhe marrëdhëniet ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit ishin temat kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

“OSBE-ja mbështet iniciativat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Është me rëndësi të madhe që përfundimisht të zgjidhen çështjet e kahershme dhe të normalizohen marrëdhëniet mes jush si partnerët tanë të rëndësishëm. Në fund të ditës, ju dhe qytetarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të keni përfitimin më të madh nga një marrëveshje paqeje e qëndrueshme”, tha
Osmani në takimin me Mirzoyan.

Osmani u interesua për statusin e marrëveshjes së paqes, po ashtu edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, dhe edhe për gjendjen e të arrestuarve armenë, në Nagorno-Karabakh.

Ai shtoi: “Më lejoni të theksoj mbështetjen time të plotë për përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit dhe për të vendosur stabilitet në terren. Shpresoj që përvoja dhe përparësitë e OSBE-së mund të përdoren në mënyrë më aktive për sigurinë në kontekstin tuaj”.

Osmani dhe Mirzoyan diskutuan po ashtu shqetësimet e Armenisë rreth ”Korridorit Laçin” dhe impaktit të tij ndaj jetesës së njerëzve dhe banorëve të kësaj zone.

”Është për qytetarët, e me frymën e presidencës e kuptoj shqetësimin e Armenianëve. Unë inkurajoj të gjithë që të vazhdojnë me negociatat për dallim nga përdorimi i forcës dhe detyrimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo vlen edhe për çështjet e Demokracisë dhe hapjen e linjave të komunikimit” shtoi Osmani.

Siç theksoi Osmani, procesi i negociatave mund të jetë i ndërlikuar dhe i vështirë, por duhet të mbizotërojë perspektiva e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të përhershëm.Gjatë ditës, Osmani do të takohet edhe me presidentin e Armenisë, Vahan Khachaturian, kryeministrin Nikol Pashinyan dhe një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Asambleja Kombëtare e Armenisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat