Pendarovski: Nuk më pengon heqja e 20 përqindëshit

Maqedonia

Pendarovski: Nuk më pengon heqja e 20 përqindëshit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 14:13
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Sa i përket heqjes së formulimit 20 për qind për gjuhën shqipe, presidenti Pendarovski është shprehur pro kësaj. Ai tha se nuk i pengon që të hiqet 20 përqindëshi për gjuhën shqipe, pasi që etniteti shqiptar nuk mund të fshihet pas shifrave.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, edhe njëherë ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese. Ai ka shprehur gatishmërinë që të thirr në një tavolinë të gjithë liderët e partive politike. Derisa nuk ka një pajtueshmëri mes partive politike, Pendarovski nuk sheh arsye për të ftuar një takim të liderëve.

“Unë jam i hapur për takime apo forume të tilla, por patjetër që të ketë pajtueshmëri nga dy, apo tre ose pesë palët e supozuara pjesëmarrëse. Në këtë moment nuk ka një pajtim të tillë. Pra, varet, nëse dëshirojmë të flasim për modelin kroat pala tjetër thotë se atë çështje e kemi mbyllur para 20 viteve, nëse pala e parë thotë që të flasim për hyrjen e bullgarëve në kushtetutë dhe pse jo, sepse ajo është kushti thelbësor për të vazhduar tutje drejt Bashkimit Evropian, pala tjetër thotë jo”, tha ai.

Sa i përket heqjes së formulimit 20 për qind për gjuhën shqipe, presidenti Pendarovski është shprehur pro kësaj. Ai tha se nuk i pengon që të hiqet 20 përqindëshi për gjuhën shqipe, pasi që etniteti shqiptar nuk mund të fshihet pas shifrave.

“Unë e kam thënë disa herë këtë, të paktën dy apo tre vitet e kaluara e kam thënë, në mënyrë absolute nuk më pengon, do të përkrahja një gjë të tillë, është e natyrshme, sepse një identitet etnik që është i qartë dhe faktik nuk mund ta fshehim pas numrave”, deklaroi Pendarovski.

Në ndërkohë, lidhur me kërkesën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që të mos dekretojë ligjet që kanë të bëjnë me korridorin 8 dhe 10 D, kreu i shtetit nënvizoi se fillimisht duhet që ligjet të sillen fillimisht dhe më pas do të vendos se a do t`i dekretojë ose jo. Presidenti Stevo Pendarovski tha se kur bëhet fjalë për dekretim të ligjeve zakonisht nuk merr këshilla nga askush, e në këtë rast as nga partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat