Bytyqi: Me investimet në turizmin alternativ, Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e destinacioneve atraktive turistike

Maqedonia

Bytyqi: Me investimet në turizmin alternativ, Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e destinacioneve atraktive turistike

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:01
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në manifestimin ku u prezantuan projektet e suksesshme të realizuara të mbështetura në kuadër të Projektit për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale, e cila u mbajt në bodrumin e verës “Lazar” në Kavadar tha se vendi ynë vende të bukura natyore për të qenë në hartën e destinacioneve tërheqëse turistike që ia vlen të vizitohen, thonë shtypi i Qeverisë.

Bytyqi tha se programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm përmban 3 komponentë, mbështetje teknike për zhvillimin e turizmit, përmirësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe përmirësimin e mjedisit dhe investimin në destinacionet turistike me vlerën totale të buxhetit për realizim i cili arrin në 23,9 milionë euro.

“Jam veçanërisht i kënaqur me faktin se këto projekte të realizuara kanë një ndikim të rëndësishëm në turizmin tonë vendor, por edhe në ekonominë e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes rritjes së ofertës turistike, e cila ka kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës. Pikërisht ky bodrum vere në të cilën ndodhemi sot flet për suksesin e këtij projekti në të cilin 19 kompani mikro, të vogla dhe të mesme u mbështetën me projekte që përmirësojnë infrastrukturën e tyre dhe natyrisht diversifikojnë gamën e shërbimeve që mund t’u ofrojnë turistëve”, tha Bytyqi.

Bytyqi informoi se përveç ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në fushën e mbështetjes së infrastrukturës janë mbështetur edhe 20 shoqata dhe asociacione të tjera, si dhe 20 komuna me projekte që ofrojnë një perspektivë të re në drejtimet në të cilin duhet të zhvillohet turizmi ynë si degë ekonomike, dhe shprehu mirënjohje për Bashkimin Evropian, fondet e të cilit mundësuan realizimin e këtij programi, si dhe për Bankën Botërore në Shkup, e cila luajti rolin e administratorit të mjeteve të ndara nga Bashkimi Evropian.

Bytyqi shtoi se Maqedonia e Veriut nuk ka det, por ka liqene dhe male të bukura, pasuri kulturore, trashëgimi historike dhe traditë si parakusht për të qenë në hartën e destinacioneve tërheqëse turistike që ia vlen të vizitohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat