Qeveria e RMV-së subvencionon dy kompani, këto do të jenë linjat e e reja ajrore në Aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Qeveria e RMV-së subvencionon dy kompani, këto do të jenë linjat e e reja ajrore në Aeroportin e Shkupit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:07
Qeveria e RMV-së

Me subvencione nga Qeveria, kompania ajrore gjermane “Lufthansa” do ta vendosë një linjë të re ajrore – nga Shkupi në Frankfurt, ndërsa “Wizz Air” katër linja – nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salsburg dhe në Lubjanë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski në konferencë shtypi publikuan se është e suksesshme thirrja për subvencionimin e linjave të reja ajrore që përfundoi më 31 mars dhe se është kontraktuar marrëveshje me “Lufthansa” dhe “Wizz Air”.

“Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt nga 23 prilli dhjetë herë në javë, ndërsa “Wizz Air” për katër destinacionet e reja katër herë në javë nga 1 nëntori i këtij viti. Mbështetja financiare do të jetë shtatë euro në kundërvlerë denari për një pasagjer në largim i transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup.

“Me”Lufthansa” përmes Franfurtit lidhemi me mbi 200 destinacione. Përmes subvencionimit të linjave ajrore mundësojmë rritje të ekonomisë dhe të komunikacionit ajror”, tha Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Boçvarski potencoi se janë vendosur destinacione të reja për të cilat ka pasur interesim të madh prej qytetarëve.

“Ka mjete shtesë për t’u publikuar thirrje e re nga fundi i vitit me qëllim që të tërhiqen destinacione të reja”, paralajmëroi Boçvarski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në buxhetin e tij për këtë vit i ka paraparë 1,1 milion euro për këtë qëllim, ndërsa gjithsej pesë milionë euro për programin trevjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat