Kuzeska: Mickoski dhe Apasiev janë kundër vendimeve strategjike, kundër BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Kuzeska: Mickoski dhe Apasiev janë kundër vendimeve strategjike, kundër BE-së dhe NATO-s

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:24
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot në deklaratë për media u shpreh se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë peng i partisë “E majta” dhe janë kundër vendimeve startegjike të vendit, kundër Bashkimin Evropian dhe NATO-s.

Sipas Kuzeskës, OBRM-PDUKM nuk ka mbështetur as Marrëveshjen e Prespës me të cilën vendi u anëtarësua në NATO, ndërsa Mickoski nuk uroi dhe përshëndetin miratimin e kësaj marrëveshje në kuvend.

“Mickoski dhe OBRM-PDUK nuk mbështetën as fillimin e bisedimeve me BE-në. Përkundrazi, kur në tryezë ishte propozimi evropian dhe konkludimet, Mickoski dhe partia e tij përhapnin histeri, organizuan protesta dhe u shndërruan të dhunshëm. Bashkë me partinë “E majta” shpërndanin lajme të rreme për gjuhën maqedonase dhe frikësonin popullin me asimilim dhe bullgarizim”, u shpreh Kuzeska.

Ajo shtoi se përkundër kësaj, Maqedonia e Veriut nisi bisedimet me BE-në me identitet dhe gjuhë të pranuar maqedonase, ndërsa sot, OBRM-PDUKM dhe E majta, sipas Kuzeskës, janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak se nuk deleguan përfaqësues të grupeve punuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat