Najçevska kërkon të shkarkohen të gjithë prokurorët dhe gjykatësit aktual

Maqedonia

Najçevska kërkon të shkarkohen të gjithë prokurorët dhe gjykatësit aktual

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:58
Profesoresha Mirjana Najçevska

Profesoresha Mirjana Najçevska shprehet se duhet të shkarkohen të gjithë prokurorët publike dhe gjykatësit nëse duam që vendi të ketë gjyqësi profesionale.

“Asgjë nuk mund të bëjmë nëse nuk i lirojmë nga puna gjykatësit dhe prokurorët aktual, nuk parashohim kritere të forta dhe nuk shpallim konkurs për pranim funksion në gjykatë ose PP”, shprehet Najçevska.

Sipas saj, nuk mund të luftohet krimi pa pasur gjyqësi të pavarur dhe profesionale.

Më herët, Najçevska u shpreh se gjyqtarët që mundësuan të vjetërsohen lënda “Titanik 2” ku i akuzuar i parë ishte Sasho Mijallkov, u shpreh se janë po aq fajtorë sa ai.

“Secili gjykatës që mori pjesë në vjetësimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera të funksionarëve të lartë, është kriminel po aq sa Mijallkovi”, u shpreh Najçevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat